I dyshuar për vrasje, Skerdian Gabrani vetëdorëzohet në polici

Një nga personat e dyshuar të vrasjes së Tauland Gjikaj, ngjarje e ndodhur në datën 3 mars 2021, në rrugën Transballkanike përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë është vetëdorëzuar.

Skerdian Gabrani, i cili gjatë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në qytetin e Vlorës. Gjatë momentit që ai ka folur për Top Channel, ndërsa ishte duke shkuar për në Komisariat, Gabrani ka qenë shumë i tronditur për ngjarjen dhe në disa momente sytë e tij janë mbushur me lot.

Ai tregon çfarë ka ndodhur atë ditë në rrugën Transballkanike, ndërkohë që avokati i tij i cili e shoqëroi në ambientet e policisë flet për klientin e tij.

SHKARKO APP