I ekzekutuari me snajper nga kalaja dyshohej si autor i gjashtë vrasjeve

 

Xhabir Shega është vrarë nga njerëz të paguar. Dhe jo vetëm kaq, por vrasësi ka qenë një profesionist që ka njohuri mbi përdorimin e pushkëve me dylbi. Ky është konkluzion i Policisë së Shkodrës, ndërkohë që atentati që i mori jetën 51-vjeçarit ka prapaskena të tjera të cilat po zbardhen dita ditës.

Shega është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij pasi u godit me plumb nga një qitës i pozicionuar në kalanë e Rozafës. Në dosjen e tij rezultojnë 6 të vdekur, por Shega është dënuar për vetëm një të vrarë.

Bëhet fjalë për një krim me 6 viktima në vitin 1999, por për pesë të tjerët Shega ishte vetëm i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur kur pesë viktimat i kanë vendosur gjobë një kushuriri të Xhabir Shegës. Ky i fundit sëbashku me të afërmit e tij u kanë çuar fjalë që të vinë t’i marrin paratë në lokal, por kur gjobvënësit kanë mbërritur, ata janë pritur me breshëri armësh.

Ngjarja e vitit 1999 ndodhi në një moment kur komisariati i Shkodrës kishte vetëm pak që ishte djegur. Shega dyshohet edhe për vrasjen e shtetasit Endrit Bajri në vitin 2001.

SHKARKO APP