I erdhi në ndihmë marokenit, shqiptari përfundon në spital i intoksikuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Faenza të Italisë, ku një shtetas shqiptar ka përfunduar në spital, si pasojë e sasisë së madhe të gazit që kishte thithur.

Shqiptari i erdhi në ndihmë një 40-vjeçari maroken të cilit i kishin rënë të fikët si pasojë e monoksidit të karbonit të lëshuar nga djegia e qymyrit.

Marokeni kishte vendosur të bëntë barbeky, por nuk e kishte kuptuar që dhoma ishte mbushur me gaz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë shoku i tij që ka dhënë alarmin, sapo ka hyrë në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë në ndihmë të tij erdhi në shtetas shqiptar, i cili i bëri masazh kardiak deri në mbërritjen e urgjencës.

Pavarësisht përpjekjeve të shqiptarit dhe mjekëve, marokeni nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë shqiptari dhe marokeni tjetër i janë nështruar terapisë me oksigjen, për shkak të sasisë së madhe të monoksidit të karbonit që kishin thithur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?