I frikësohet mazhoranca Ilir Metës? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Referuar tubimit të presidentit Ilir Meta dhe pjesëmarrjes së qytetarëve, gazetarët e pyetën numrin 2 të Partisë Socialiste se a i frikësohet mazhoranca politikisht figurës së Ilir Metës. Taulant Balla nuk pranoi të komentojë, por tha se është normale që të mblidhen qytetarë në një organizim partie.

Gazetarja: Zoti Balla, i frikësohet mazhoranca politikisht figurës së Ilir Metës dhe Besëlidhjes së 2 marsit?

Taulant Balla: Sinqerisht i besoni pyetjes që bëni?

Gazetarja: Po

Taulant Balla: Nuk kam asnjë emocion për pyetjen që bëni

Gazetarja: Si e shpjegoni pjesëmarrjen në protestë është impresionuese për ju mbështetja që kishte presidenti i Republikës?

Taulant Balla: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, sepse unë si organizator i vjetër i shumë takimeve elektorale të PS më duket normale të mbledhësh ata pak anëtare partie që i kanë mbetur, siç thoshte Lulzim Basha nga falimentimi i shpk.

SHKARKO APP