I ftohtë dhe ironik, dëshmia e autorit: Më arrestuat vonë, s’kam vjedhur pula

I qetë dhe ironik, autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau 8 persona nga fisi i tij ka pranuar krimin. Me tone ironike, 24-vjeçari ka guxuar të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: ”Më arrestuat shumë vonë”.

Ai ka shtuar se ishte përballur me akuza të vazhdueshme nga kushërinjtë e tij të parë, por shton se pulat nuk ua ka vjedhur ai. ”Ata më akuzonin për çdo gjë. Unë s’kam vjedhur asnjë pulë”, mësohet të ketë shtuar ai.

Ndonëse besohet të vuajë nga problemet mendore, Zykaj është justifikuar duke thënë se ishte i dehur. Por këto pretendime u rrëzuan nga prindërit në komisarit dhe nga dëshmia e gjyshit të tij që tha se i riu kishte konsumuar vetëm një birrë gjatë festës familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

24-vjeçari ishte akuzuar nga kushërinjtë e tij, konkretisht nga familja e Demir Zykaj (vëllai i gjyshit të autorit) se kishte vjedhur 8 pula deti në shtëpinë e tyre. Ky sherr nuk u shua kurrë, ndonëse kaluan muaj e vite, madje herë pas herë mes kushërinjve ka pasur përplasje verbale dhe fizike.

Swiss Digital Mobile Reklama

I riu u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës. Me vete i është gjetur edhe arma e krimit. Fill pas arrestimit, teksa qëndonte shumë i ftohtë, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Emrat dhe mosha e 8 viktimave

Demir Zykaj 75-vjeç
Ferije Zykaj 72-vjeç, (gruaja e Demirit)
Azem Zykaj 45-vjeç (djali i Demirit)
Afërdita Zykaj 43-vjeç, (gruaja e Azemit)
Besim Zykaj 43-vjeç, (djali i Demirit)
Vasilika Zykaj 42-vjeç, (gruaja e Besimit)
Sara Zykaj 16-vjeç (vajza e Besimit)
Ledjon Zykaj 8-vjeç (djali i Besimit)

Ngjarja

Ridvan Zykaj u kap nga forcat e policisë mëngjesin e së shtunës, pas 12 orëve kërkim të bluve të Vlorës, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA. Ai u gjet i fshehur në rrethinat pranë fshatit Resulaj të Selenicës, në Vlorë. Të premten pasdite ai tronditi mbarë vendin me aktin makabër që kreu, duke vrarë 8 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë 14 dhe 6 vjeç. Arsyeja se përse 8 anëtarët e familjes Zyka vdiqën nga të shtënat e kallashnikovit nuk dihen ende.

Pas kapjes, Zykaj u dërgua në Komisariatin e Vlorës, ku gjatë kohës që merrej në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit dhe nuk ka shfaqur pendesë për të. Ditën e premte, 24-vjeçari ka qenë në një drekë familjare. Gjyshi i tij thotë se aty nuk kishte një situatë që ta detyronte Ridvanin të kryente krimin. Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore, edhe pse 24-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve përkatëse për të vlerësuar shëndetin e tij mendor.

Pas ngjarjes, prindërit e tij shprehën habinë se ku i kishte gjetur municionet dhe armën, pasi në shtëpinë e tyre nuk zotëronin një të tillë. Personat që e njihnin në fshat thonë se ai ishte një tip i mërzitur nga jeta si çoban, i paditur dhe i egër por më parë nuk kishte sulmuar askënd.

Pas ngjarjes, i çuditshëm ishte fakti se Ridvan Zykaj, pasi kreu aktin makabër dhe ndërkohë u fshihej forcave të policisë, gjeti kohën t’u përgjigjej njerëzve që e sulmonin në profilin e tij social në Facebook për veprimin që bëri. Pas marrjes në pyetje në komisariat, Ridvan Zykajn e pret përballja me drejtësinë. Sipas Policisë së Sshtetit, mbi 24-vjeçarin autor të vrasjes së 8 personave, do të bjerë akuza për “vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?