I ftohti i acartë në Bulqizë, rritet çmimi i druve të zjarrit, qytetarët: Kostoja e papërballueshme

Temperaturat e ulëta deri në -16 gradë celsius i kanë vënë në vështirësi, duke qenë se për ngrohje, ata përdorin më së shumti, sobat me dru.

I ftohti i acartë i dimrit ka rritur çmimin e druve të zjarrit në Bulqizë. Për ata që nuk i kanë marrë drutë muaj përpara dimrit, kostoja e tyre aktualisht shkon nga 60-80 mijë lekë të vjetra metër kubi.

Këtë vit qytetarët drutë e zjarrit i kanë siguruar më së shumti në tregun privat, që e ka rritur çmimin e druve më shumë se vitet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre privatët abuzojnë për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrisin çmimin ndaj banorët kërkojnë nga pushteti vendor që të marrë masa që shërbimi i furnizimit me dru zjarri të bëhet në vijimësi përmes firmave kontratuale të Bashkisë Bulqizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?