I ftohti polar/ Korça, Kukësi dhe Dibra zbardhen nga bora

Rikthehet i fohti polar në vend. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër dhe Tiranë kanë nisur reshjet e dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në qarkun e Korçës trashësia e dëborës ka shkuar deri në në 20 cm. Mësohet në këtë qark është janë të kalueshme me zinxhirë aksi Korçë- Dardhë dhe Korçë-Ersekë. Ndërsa në Kukës dhe Dibër deri më tani të gjitha akset rrugore janë të hapura. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit.

SHKARKO APP