I gjashti në listën e socialistëve, Rrahman Rraja lë pas Edi Ramën në Durrës (Shifrat)

Kur kanë mbetur edhe edhe  278 qendra nga 481 në total, në qytetin bregdetar të Durrësit, kandidati për deputet në zonën e Fushë-Krujës, Rrahman Rraja ka lënë pas kreun e qeverisë Edi Rama i renditur i teti në këtë qark.

Rraja renditet i gjashti në listën e socialistëve të Durrësit, ndërkohë që kreu i qeverisë Edi Rama është pozicionuar i teti, ashtu sikurse edhe në Vlorë ku ka marrë një numër më të madh votash.

Rrahman Rraja është një emër i përfolur në listën e socialistëve të Durrësit, kjo për shkak të precedentit të djalit të tij.

Rexhep Rraja u arrestua nga policia rreth tre vite më parë pasi akuzohej se dhunonte ish të dashurën e tij, Xhisiela Malokun. / abcnews.al

SHKARKO APP