I gjejnë drogë në shtëpi, pronarit të makinës ku u gjetën 3.5 kg kokainë
Shpallet në kërkim pronari i automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gram kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë.
Në vijim të hetimeve është ushtruar kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.
“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y, 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës. 10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.”
Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope” parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

