I gjenden kokainë dhe mijëra euro, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi në banesën e tij janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe një peshore elektronike. Në pranga ka rënë shtetasi A. H. ndërkohë paratë dhe dhe lënda narkotike është sekuestruar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?