I gjendet kanabis në banesë arrestohet 42 vjeçari

Goditet një rast i kultivimit dhe prodhimit të kanabis sativa.

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr  dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tepelenë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “KANIONET”.

Operacioni  nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me  Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Sekuestrohet rreth 46 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe disa fidanë kanabis.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit,   si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z. dispononte lëndë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar dhe finalizuar  operacioni “KANIONET”.

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr  dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis .

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 dhe 283 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?