I hakeruan facebook-un pas ngjarjes me ”spiunët”, kryebashkiaku i Gramshit: Kam qenë drejtor i uzinës
Sulmi i ”turistëve”, apo i spiunëve rusë në unzinës e armëve në Gramsh, nuk mbyllet veç me lëndimin e dy ushtarake, por edhe me hakerim. Ditën e djeshme është hakuar faqja zyrtare në facebook e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe.
Taçe duke mos preferuar të drejtojë gishtin pa përfunduar hetimet, ka deklaruar se ai më parë ka qenë drejtori i uzinës mekanike të armëve, që u sulmua nga rusët.
“Nuk besoj se vjedhja e profilit tim në rrjete sociale ka lidhje me sulmin në uzinë. Pavarësisht se duhet të them se unë kam qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve në Çekin por nuk kam diçka për të thënë derisa të rikthehet faqja”, tha ai për Gazetën Express.
Nisur nga ky fakt lindin dyshime se sulmi ndaj faqes së tij në rrjete sociale mund të ketë lidhje me ngjarjen në uzinën e Gramshit. Gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve.