I hapën llogari false 34-vjeçares në TikTok, tre persona nën hetim
Një grua 34-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se disa persona i kanë hapur llogari false në TikTok.
Për rastin ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A.L, 42-vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A.K, 35-vjeç dhe E.K, 44-vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A.L, 42-vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A.K, 35-vjeç dhe E.K, 44-vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “TikTok”’,-njofton policia.