Hajri Seferit i hapet rruga e ekstradimit në Itali

Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë në Itali, Hajri Seferin që cilësohet si kreu i bandës së Shijakut. Kundër këtij vendimi kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij duke u shprehur se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe krijim i grupit kriminal. Për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës por që akoma nuk është shqyrtuar cështja.

Nëse Apeli i Durrësit vendos pro ekstradimit atëherë topi mbetet në derën e Ministres së Drejtësisë. Hajri Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016 në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit kriminal.

Më 17 prill, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës pranoi kërkesën për ekstradim të Hajri Seferit, ndonëse ky i fundit dhe avokati Armand Tragaj e kanë kundërshtuar atë. Në bisedë me gazetaren Klodian Lala, avokati Tragaj konfirmoi se ka kërkuar rrëzimin me argumentin se Hajri Seferi është duke u hetuar nga prokuroria për krime të rënda për akuzat e trafikut të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dhe për sa sipas tij në shtetin shqiptar ka një hetim të hapur ndaj tij, nuk mund të pranohet kërkesa për ekstradim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykatësi i Durrësit, Paulin Ceraj ka pranuar ekstradimin me argumentin se është në dorën e ministres së drejtësisë, të vendosë nëse do ta dorëzojë përkohësisht personin e kërkuar nga italianët apo do ta pezullojë ekstradimin deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda. Rasti sjell në vëmendje një precident të mëparshëm, që u bë shkak për çelje të një hetimi nga ana e prokurorisë së Durrësit, ekstradimi i Nezar Seitajt, i cili aktualisht po gjykohet nga prokuroria e Katania për akuzat e trafikut, grupit të strukturuar kriminal etj. Nuk dihet nëse do ketë vendim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të ekstraduar Hajri Seferin, megjithatë gjykata e Durrësit i ka hapur rrugën ekstradimit të Hajri Seferit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?