I heqin ndihmën ekonomike, familja ha bukë e qepë (FOTO)

Mjerimi është ulur këmbëkryq në familjen Vrioni në Vorë, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike. Dy motrat, 4 dhe 10-vjeç, ushqehen me bukë thatë. Në tavolinë ka vetëm bukë dhe qepë të njoma.

Familjes me 4 anëtarë, prej muajit janar i është ndërprerë ndihma ekonomike, të cilën e merrte prej 4 vitesh. Ndërsa prej 6 muajsh jetojnë në mungesë të energjisë elektrike, pasi nuk arrijnë dot ta paguajnë.

“Me 4.800 lekë arrija të merrja ndonjë kile qumësht për vajzat. Me to i ushqeja. Nuk e hanin bukën thatë. Por në janar ma ndërprenë, më thanë se nuk i plotësoj pikët. Unë nuk e di çfarë pikësh kërkojnë”, shprehet Sabri Vrioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iljana, vajza 10-vjeçare tregon se këto janë ushqimet më të shpeshta që gjen në tavolinë. “Nuk kam blerë asnjëherë rroba të reja. M’i falin fëmijët e tezeve. Unë kam dëshirë të blej një kostum sportiv për në shkollë. Tuta, bluzë, atlete të reja”, shprehet 10-vjeçarja./Top Channel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?