I hodhi shishen me benzinë mjekut, arrestohet i riu në Vlorë
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar banues në Gjorm në Vlorë.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Musto Kapaj i cili akuzohet se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.
Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

