I hyn në makinë dhe i vjedh lekët, 44-vjeçari arrestohet në flagrancë

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.M, 44 vjeç, banues në lagjen Kushtrim.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K. Shuma prej 1 milion lekë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

SHKARKO APP