I infektuar prej 10 ditësh me COVID-19, shqiptari shkon lehtësisht në Itali, mjeku “vë duart në kokë” kur mëson historinë e tij
Një 50-vjeçar nga Tirana i ka befasuar të gjithë me veprimet e tij të njëpasnjëshme. Pavarësisht masave të marra në kuadër të pandemisë, shqiptari ka shkuar lehtësisht në Itali pa u kontrolluar edhe pse ishte i infektuar me COVID-19 për t’u kuruar nga mjeku që shëroi ish-kryeministrin Silbio Berluskon.
N.S, rreth 50 vjeç kishte rreth 10 ditë me simptomat e COVID-19 dhe vendosi të shkojë në Itali duke kaluar të gjitha barrierat e sigurisë dhe kontrolleve edhe pse ishte i infektuar.
Sipas mediave italiane, ai kërkonte mjekun Alberto Zangrillo, profesori i famshëm që shëroi Berluskonin që kaloi po ashtu COVID-19
Ai rezervoi një fluturim për në Milano, pa njoftuar ambasadën italiane në Tiranë, kaloi sigurimin në aeroport dhe mbërrin në derën e doktor Zangrillo-s në spitalin San Raffaele të Milanos. Kur shqiptari i tregoi aventurat e tij, mjeku vuri duart në kokë, dhe direkt kreu një telefonatë urgjente ku informoi aeroportin e Malpensas, për të lajmëruar të gjithë pasagjerët që udhëtuan me një njeri të infektuar, kontrollorët që besuan gënjeshtrat e tij, si dhe dhe shoferin e taksisë që kaloi një orë me të.