I jepet lamtumira e fundit gazetares Suzana Dibra
Nga mjediset e institucionit ku hyri dhe doli për 40 vite radhazi, këtë të premte ju dha lamtumira e fundit, gazetares së njohur Shkodrane, ikonës së radio Shkodrës, Suzana Dibra. Miq, kolegë, bashkëpunëtorë ndër vite dhe familjarë, bënë homazhe përpara trupit të pajetë të 62 vjeçares, e cila mbylli sytë si pasojë e një ataku kardiak.
Me zërin e saj për dekada me radhë ne valët e Radio Shkodrës, ajo u kthye në simbolin e një gazetareje te përkushtuar, e afte për një larmi të gjinive publicistike duke filluar si spikere, drejtuese e emisioneve dhe ideatore e prezantuese e programacionit.
Cilësitë profesionale që duhet të ketë gazetari i radios dhe televizionit, ishin te mishëruara tek Suzana Dibra, e cila pavarësisht moshës, nuk iu nda studiove të Radios edhe pas daljes në pension një vit më parë. Trupi i pajetë u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.