I jepet lamtumira këngëtarit fierak
Janë zhvilluar sot homazhe në nder të këngëtarit të njohur fierak, Vilson Shaho, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen ”11 Janari”, një ditë më parë. Vilson Shaho ka mbaruar Akademinë e Arteve për degën kanto, ndërsa ka marrë pjesë në disa festivale kombëtare.
Ai ka qenë drejtor në Shtëpinë e Kulturës, drejtor shkolle dhe mësues muzike, pa harruar dhe pasionin e tij për këngën.
Në homazhet e zhvilluara në teatrin Bylis mbi arkivolin e tij janë vendosur kurora me lule, ndërsa merrnin pjesë të afërm, familjarë, miq dhe shok të Shahos, si dhe drejtues vendorë.
KOHA JONË SONDAZH

