I kaloi plumbi rrëzë veshit, Trump thotë se i mbijetoi atentatit për një arsye
Donald Trump, gjatë fjalimit të tij për mbështetësit në Florida, ka rikujtuar momentin kur i shpëtoi atentatit në muajin korrik ku u qëllua me plumb në vesh gjatë një fushatës.
Ai i tha turmës se jeta e tij “u shpëtua për një arsye”, një sugjerim që u bë gjatë gjithë fushatës së tij.
Trump thotë se do të sjellë “çdo grimcë shpirti dhe luftë” në Shtëpinë e Bardhë dhe se të qenit president është “puna më e rëndësishme në botë”.
Ai shton se do ta drejtojë qeverinë e tij me moton: “Premtime të bëra, premtime të mbajtura”.
Trump ka shpallur fitoren në këto zgjedhje, por ai ende nuk ka arritur numrin e kërkuar të votave të kolegjit elektoral. Ai është ende katër vota larg nga 270 që i duhen, ndërsa Kamala Harris është në 218.