“I kapur në flagrancë”, PD i përgjigjet Lleshajt: Injoranca nuk është alibi për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor
Vijon replikimi në distancë mes Partisë Demokratike dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me publikimin në “Boom” të skandalit me zhvendosjen e adresave të qytetarëve.
Sërish përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, selia blu e konsideron mashtrim reagimin e ministrit.
Sipas tij, injoranca e Lleshajt nuk është alibi për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor.
Përgjigja e plotë:
I KAPUR NE FLAGRANCE!
Sander Lleshaj paska mashtruar serish per skandalin e manipulimit te listave te gjendjes civile dhe listave te zgjedheseve!
Si i pandehur i kapur ne flagrance, u perbetoka se lista e zgjedhesve nuk do te ndryshoje. Dhe po si te pandehurit qe krimin e cojne deri ne fund, rrefen se do te zhvendose 300 mije qytetare nga vendbanimi i tyre.
Injoranca nuk eshte alibi per t’i shpetuar ndeshkimit ligjor !!
Mesimi i pare, per kedo zyrtar shteti eshte: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!
Per Lleshajn dhe te gjithe ata qe duan te manipulojne listat e zgjedhesve, te lexojne nenin 46 te Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhesve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” eshte thelbesor!!