I kapur tek PS-ja me armë, ja kush është i ”forti” Vladimir Gjuta

Vladimir Gjuta, një emër i njohur i botës së krimit, është arrestuar këtë të hënë pranë selisë së Partisë Socialiste, pasi u kap me një pistoletë të mbushur. Mësohet se arrestimi është bërë fillimisht nga efektivët e komisariati nr.3, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar edhe përforcimin e gardës pranë Selisë së PS-së. Gjuta është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që ndaj tij do të kryhen të gjitha procedurat për veprën penale të armëmbajtje pa leje.

Ai u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë, pasi u arrestuar për plagosje ndaj kushëririt të tij. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij. Më herët Gjykata e Tiranës, dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri. Së fundmi ai u la në detyrim paraqitje.

Vladimir Gjuta nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe policinë. Kohë më parë, ai ka kanosur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për të cilin dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e babait të tij, Bashkim Tahirit.

SHKARKO APP