“I keni hequr maskat, po vdesin njerëzit në karriget e spitaleve”, Rama kapet me komentuesit në facebook

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debat me komentuesit në faqen  e tij në facebook pas publikimit nga ana e tij të një videoje ku ai dhe kryebashkiaku Veliaj dorëzuan çelësat e radhës të banesave të reja në Farkë.

Fillimisht Ramës iu tërhoq vëmendja se pse ai dhe Veliaj kishin hequr maskën kundër Covid ndërkohë që në rrugë vijojnë gjobat për qytetarët.

Kritika mori edhe për spitalet Covid, ku komentuesi marrë shkas dhe nga denoncimet e një ditë më parë i tërheq vëmendjen Kryeministrit të shikojë spitalet ku po vdesin njerëzit në karrige.

Por shefi i qeverisë në përgjigje të tij, thotë se është keqinformuar pasi nuk ndodh një gjë e tillë.

Një komentuesi tjetër që i kërkon ti japë një arsye pse duhet ta votojë prapë, Rama i përgjigjet se duhet ti besojnë votën për të përfunduar punët  e nisura.

Ndërkohë një emigrant në Itali i kërkon që gjatë vizitës së tij në shtetin fqinj në mars të diskutojë me qeverinë italiane për pensionet e emigrantëve.

SHKARKO APP