I kërkuar nga autoritetet italiane për drogë, kapet në Durrës 29-vjeçari
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar një 29-vjeçar i kërkuar nga Italia për drogë. Sipas të dhënave zyrtare, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit R. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me parë me armë mbajtje pa leje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, me datë 08.11.2019, pasi Gjykata Bergamo/Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve, parashikuar nga nenet 73 dhe 80 të Dekretit Presidencial nr.309/1990 “Për drogat” dhe nenet 81 dhe 110 i Kodit Penal Italian.
Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi B.H., 37 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë Durrës gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 32 gram lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas dyshihet se lëndën narkotike do ta shpërndante në doza të vogla.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.