I kërkuari nga policia merr dy policët zvarrë me makinë
Dy efektivë policie janë përplasur nga një automjet që po lëvizte në sens të kundërt në zonën e Currilave.
Mësohet se një prej efektivëve ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje të makinës ku kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë. Mësohet se njeri ishte në kërkim nga policia e shtetit.
Vijon ndjekja për kapjen e personit tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

