I kishte shkuar në banesë t’i bënte gjilpërën nënës së tij të sëmurë, 36-vjeçari plagos me thikë infermieren në Lushnjë, arratiset por…

Një infermiere 59-vjeçare është plagosur me thikë sot në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Arrëz ku infermierja kishte shkuar në banesën e një familjeje për shërbim.

Ka qenë pikërisht djali i të sëmurës 36 vjeç që e ka qëlluar me thikë 59-vjeçaren e cila ndodhet në spital, sipas policisë jashtë rrezikut për jetën. Autori ka tentuar të largohet por është kapur nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e plagosjes me thikë të infermieres së qëndrës shëndetësore në fshatin Arrëz.

Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi Altin Mbrice, 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi Altin Mbrice është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP