I komplimenton të dashurën, shkodrani i çan kokën me gurë turistit francez

Një 31­-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka sulmuar me gurë një turist francez.

Personi i shpallur në kërkim është Tedi Neziri.

Ky i fundit ka qëlluar me gurë 26­vjeçarin me inicialet J.M, banues në Paris.

Ngjarja ka ndodhur në një kamp pushim në Dhërmi. Shtetasi francez ndodhej në këtë kamp bashkë me disa pushues të tjerë francezë.

Në një moment, ai i ka bërë një kompliment të dashurës së Nezirit, që gjithashtu gjendej në Dhërmi për pushime.

Por 31-­vjeçari nuk e ka duruar dot komplimentin dhe e ka sulmuar me gurë turistin francez, duke e qëlluar në kokë.

Ai është çarë por për fat nuk ka pësuar dëmtime serioze për jetën. 

SHKARKO APP