I kthyeri nga Siria: U trajnova 6 muaj për të luftuar

Një tjetër rrëfim nga dëshmitarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rënduar pozitën e njërit prej imamëve në bankën e të akuzuarve për rekrutim të luftëtarëve drejt Sirisë. Edmond Suparaku ka treguar para trupës gjyqësore se ka qenë në Siri 2 herë nga 3 muaj për tu trajnuar për luftë.

“Në Siri kam qenë i shoqëruar nga Gerti Pashja. Me të jemi njohur në një xhami në Elbasan”. Ai ka shtuar më tej se luftën në Siri e ka marrë si ndihmë për vëllezërit myslimanë.

Dëshmia e Suparaku është marrë jashtë betimit. Ai ka refuzuar të bëjë betimin para gjykatës, duke deklaruar se njeh vetëm Allahun. 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?