I lirë, për të vrarë sërish! Mjacaj që 15-vjeç, në botën e krimit

E shkuara e 20- vjeçarit Sokol Mjacaj nga fshati Lotaj i komunës Dukagjin, i cili u arrestua pas aksionit të organizuar nga qindra forca speciale, dhe dyshohet nga policia si autori i vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e datës 3 korrik në fshatin Prekal, tregon edhe një herë problemet e mëdha të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

I arrestuar qw 15-vjeç si një kriminel rrugësh, i akuzuar për vjedhje dhe një vrasje monstruoze të një fëmije,  është lënë i lirë pas një periudhe fare të shkurtër. Dhe në moshën 20 vjeç, jashtë vëmendjes së shtetit, nuk mund të ishte edhe aq çuditëse, që ai vrau edhe dy turistë çekë, edhe pse tronditëse për opnionin publik. Por a ka shpjegim nga ndonjë autoritet shtetëror se një adoleshent, me një histori të tillë kriminale, çmund të bëj teksa lihet i lirë të vërdalliset rrugëve ku për të grabitur kishte vrarë edhe një fëmijë?!  

Sipas dosjes së policisë, Sokol Mjacaj është arrestuar në vitin 2010 i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë dhe me pasojë vdekjen e 13 vjeçarit, Agim Leraj, nga Shala. Mjacaj ishte vetëm 15 vjeç kur në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë ndaluar në rrugë një 13 vjeçarin Agim Leraj, duke i vjedhur varësen por pas kundërshtimit të të miturit e kanë goditur duke i sjellë vdekjen. Për ta fshehur krimin, dy vëllezërit e Edmond dhe Besnik Kodra, në bashkëpunim me Sokol Mjacaj, atëherë vetëm 15 vjeç, e kanë hedhur trupin e 13- vjeçarit në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së fshatit Ndërshej.

Për këtë krim, janë arrestuar dy vëllezërit Kodra dhe i dyshuari për vrasjen e turistëve, Mjacaj. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, Mjacaj nuk ka pranuar krimin duke u dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër me 10 vjet burg.

Për këtë krim u dënua me burg për jetë Besnik Kodra dhe me 25 vjet burg vëllai i tij Edmondi.

Por në Gjykatën e Apelit në Shkodër, Mjacaj ndryshoi  qëndrim duke treguar me detaje të gjithë veprimet e kryera nga ai dhe dy vëllezërit Kodra, në momentin e kryerjes së krimit.

Ai ka treguar edhe për trupin e viktimës se ku e kishin hedhur. Për këtë dëshmi, Mjacaj është përplasur fizikisht brenda sallës së gjyqit, me dy vëllezërit Kodra.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata e Apelit Shkodër e dënoi Mjacaj me 4 vjet burg për akuzën e “mos-kallzimit të krimit” dhe përkrahje të autorëve”. Vetëm një muaj më parë, sipas policisë, është liruar nga burgu duke iu rikthyer një krimi të rëndë, siç ishte vrasja e dy turistëve çekë.

SHKARKO APP