I ma*akruar, Bledari u v*a nga 17-vjeçari me të cilin po kryente marrëdhënie në pyll
Policia italiane ka zbardhur vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, i cili u gjet i pajetë pranë makinës së tij. Dedja është vrarë me thikë nga një 17-vjeçar, me të cilin kishte shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në zonën pyjore në Paderno del Grappa të Trevisos.
39-vjeçari u godit të paktën 20 herë me thikë nga adoleshenti, njëra prej të cilave, ajo fatale, ishte marrë nga prapa, duke i shpuar mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.
Policia mëngjesin e së premtes ka vënë në pranga 17-vjeçarin italian, banues në komunën e Pieve del Grappa. Dedja i martuar me dy fëmijë të vegjël, sipas hetuesve ka takuar në vazhdimësi gra dhe të rinj për seks me pagesë. Në celular, hetuesit gjetën elementë që do të përfaqësonin prova të kontaktit mes Bledarit dhe autorit 17-vjeçar.
Të dy kishin komunikuar dhe e kishin lënë që të takoheshin pikërisht në ditën kur Bledari u vra. Djali pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, ka hequr qafe çelësat e makinës si dhe thikën me teh të paktën 20 cm të gjatë, të përdorur në krim.