I mbijetoi aksidentit në Levan: S’i na mori para makina

“Shkova të shihja për gjendjen e kushëririt që ishte aksidentuar, kur një makinë na mori të gjithëve para”. Ky ka qenë rrëfimi i një prej të mbijetuarve nga aksidenti i frikshëm dje në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 persona vdiqën dhe u plagosën 5 të tjerë.

"Makina na mori para e nuk frenoi"/ Flet i mbijetuari i aksidentit në Levan

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e Menyr Lamaj, një prej personave të plagosur. Ai tha se sapo ishte njoftuar për aksidentin në fjalë ku ishte përfshirë kushëriri i tij, bashkë me të vëllain dhe djalin kishin shkuar nga fshati drejt rrugës, ndërsa ishin marrë para nga një makinë. Sipas të plagosurit, makina ishte me shpjetësi dhe nuk kishte frenuar fare.

“Na u përplas një kushëri në autostradë. Duke parë atë, na vjen një makinë na merr ballë përballë. Kushëririn e kishte goditur një makinë. E në ato momente teksa ishim duke parë, na vjen makina na merr para. makina erdhi pas 5 minutash. Ishte me shpejtësi të paparë. As nuk frenoi fare. Ne ishim në këmbë, shkuam të shihnim djalin e xhaxhait që ishte aksidentuar. Ishim në fshat, sapo morëm vesh për aksidentin dhe duke parë ambulancën në rrugë, na mori makina para. Isha unë, djali dhe vëllai im. Edhe ata u goditën. Ishin shumë persona, nuk e di”, tha Lamaj teksa ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, ndërsa në fytyrë ka ende njolla gjaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?