I mbijetuari nga tërmeti: Kur pashë projektorët sikur më erdhi sërish jeta

24 orë pas kërkimesh intensive nga forca të operacionit të kërkim-shpëtimit, Fatmir Gjana, është nxjerrë mëngjesin e sotëm shëndosh e mirë nga rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur në lagjen 6 të Durrësit. Ai tregon për A2, momentet e tmerrit të përjetuar, aty ku shpresat për t’ia dalë me sukses, ishin të pakta.

”Në momenti që ka rënë tërmeti isha në derën e dhomës. Aty humba çdo gjë, nuk lëvizja dot as këmbët as gjunjët. Kisha rrënojat tre gishta larg fytyrës, por i vetëdijshëm gjithë kohës, deri sa kam komunikuar me zjarrfikësin dhe më pyetën si e kisha emrin. Ishte shumë e vështirë, se kati i dytë i joni ishte zhytur në tokë. Kanë hapur një tunel me ekskavator, e pashë në video sot”.

I mbijetuari nuk heziton të falënderojë “heronjtë” e operacionit të kërkim-shpëtimit, të cilët pas një ndërhyrje prej rreth 24 orësh, kanë mundur ta nxjerrin shëndosh e mirë. ”Personi që më shpëtoi ishte një hero. Hyri në galeri deri tek unë, doli jashtë të marrë oksigjen, u kthye prapë të gërmonte. Kur pashë projektorët, sikur më erdhi sërish jeta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmiri tregon momentin e dhimbshëm kur ka parë për herë të fundit para tërmetit, bashkëshorten e tij, Xhulin, e cila rezulton ende e zhdukur nën rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur në lagjen 6 të Durrësit. Sipas tij, shpresat që të ajo të jetë ende gjallë, janë të pakta, por ende shpreson. ”Kur ra tërmeti, ajo shkoi nga dera kryesore, unë te dera e dhomës. Aty gjithçka mori fund dhe nuk di gjë për të. Vazhdojnë kërkimet, por shpresat janë të pakta, nuk besoj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?