I mbuluar me gjak dhe me pistoletë lodër në dorë! Çmenduria e korçarit për një video në video në “Tik-Tok”. Alarmohen qytetarët

Një ide e çmendur mund të quhet ajo e një korçari i cili u shtri në mes të rrugës ku kalonin makinat, i mbuluar me një çarçaf me njolla në dukje si të gjakut dhe me një pistoletë pranë vetes.

E gjithë skena ishte menduar prej tij si një shaka, për të realizuar një video dhe për ta shpërndarë në rrjetin social Tik-Tok.

Kjo video ka bërë që ai të përfundojë në Komisariat. Ndërkohë një person që e filmon dëgjohet në video teksa thotë:

“Këtu në Korçë, te Terminali ka ndodhur një ngjarje e rëndë, që po çudit tërë botën, tërë Korçën. Po pse ore, pse na le vetëm?! Përse ndodhi kjo fatkeqësi kështu? Pse?!!”

Qytetarët të alarmuar nga pamja dhe me idenë se mund të ketë ndodhur ndonjë krim, kanë lajmëruar Policinë e Korçës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia së bashku me ambulancën janë përballur me skenën “qesharake”, e menduar nga qytetari korçar si një lojë, por që i ka kushtuar më shumë se sa thjesht “fama” që kërkonte në Tik-Tok.

SHKARKO APP