I mbylli fjalën Berishës, Noka-Felajt: Kush jeni ju që fikni mikrofonin

Tensionet kanë shoqëruar seancën e sotme në Kuvend, ku në minutat e fundit Sali Berisha mori kohën e deputetit demokrat Ramadan Likaj, kjo për të folur rreth krizës energjitike.

Zv/kryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj, i fiku mikrofonin Sali Berishës sepse i kishte mbaruar koha, por deputeti demokrat Flamur Noka reagoi ashpër dhe ndërhyri duke iu drejtuar kryetares, por u ndalua nga trupat e gardës të cilët ndërhyjnë për të parandaluar përplasje fizike.

“Kush jeni ju që fikni mikrofonin dhe ndërprisni fjalën? Nuk ndodh kjo gjë, kemi hequr minutat tona”,-tha Noka me tone të ashpra. “Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni”, u shpreh Felaj.

SHKARKO APP