I mituri dërgohet në burgun e Kavajës, Noka për vr@sjen e Martinit: 5 persona të përfshirë

Zhvillime të reja ka për vrasjen e Martin Canit. I mituri i akuzuar si vrasësi i nxënësit 14-vjeçar është dërguar në Burgun e Kavajës. Ndaj tij ka masë sigurie ”arrest në burg”. Transferimi u bë pas peripecive me mjekun e spitalit privat ku mjekohej autori i dyshuar, pasi edhe vetë kishte plagë me thikë në krah. Mjeku nuk pranonte t’i Drejtorisë së Burgjeve epikrizën e mjekimit të autorit të dyshuar, duke mos mundësuar në këtë mënyrën daljen e tij nga spitali.

Për këtë ngërç u vu në dijeni dhe prokurorja e çështjes, e cila tha se i mituri duhet të dërgohet në Burgun e Kavajës pasi plaga në krah nuk përbën rrezik për jetën dhe mund të mjekohet në infermierinë e burgut. Pas këtij momenti, autoritetet e Burgjeve arritën të merrnin epikrizën nga mjeku.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka publikuar një dokument për të cilin pretendon se është procesverbali i parë nga oficeri i policisë gjyqësore për vrasjen e Martin Canit, ku thuhet se në ngjarje ishin 5 persona të përfshirë. Noka akuzon Policinë e Shtetit se po fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. ”Kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. Kupola blu është de facto një bandë me uniformë. Policë që vrasin, policë që dekonspirojnë, që fshehin e mbulojnë llumin me pushtet”,-shkruan Noka.

SHKARKO APP