I morën florinjtë dhe lekët të moshuarit, kapen autorët
Tre persona janë arrestuar për një grabitje dy ditë më parë në lagjen “Vasil Shanto”. Të arrestuarit janë; B.F 30-vjeç, F.S 29-vjeç dhe M.Q 58-vjeç, të tre banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy ditë më parë ata dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një 60-vjeçari duke i marrë sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.
Policia vijon hetimet për këtë grup pasi dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
KOHA JONË SONDAZH

