I mori çelësat gruas dhe vodhi Albtelekom në Durrës, bie në pranga

Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e ndodhur pak ditë më parë në dyqanin kryesor të “Albtelekom”, në qytetin bregdetar.

Vjedhja e 740 mijë lekëve në dyqanin që ndodhet në godinën e Postë-Telekomit në Durrës ishte denoncuar nga punonjësit e tij, në mëngjesin e 18 majit, pasi e gjetën të boshatisur kasafortën, ndërsa në dyqan nuk kishte shenja hyrjeje me forcë.

Hetimet çuan në zbardhjen e vjedhjes dhe ndalimin e shtetasve Maringlen Gruda, 25 vjeç dhe Fabjan Luku, 21, të dy nga Durrësi. Nga hetimet ka rezultuar se Gruda i ka vjedhur çelësin e godinës bashkëshortes së tij, punonjëse në dyqanin e Albtelekomit dhe përmes tij ka hyrë në dyqan ku ka bërë dhe çaktivizimin e alarmit. Në këtë vjedhje dyshohet se ka bashkëpunuar edhe 21-vjeçari Luku.

Specialistët e krimit të policisë së Durrësit kanë sekuestruar një automjet tip “BMË” të blerë nga Gruda me paratë e vjedhura, 43.000 lekë të mbetura nga sasia e vjedhur, si dhe një motor në pronësi të Lukut.

SHKARKO APP