I mori jetën ish-gruan dhe e la në mes të rrugës, shqiptari del para gjykatës: Më vjen keq

Eduard Danaj ka kërkuar falje para togave të zeza, pasi këtë të hënë doli në gjyq. Ai akuzohet se masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënën e dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi të Greqisë pak ditë më parë. Ai ka kërkuar falje për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. Informacionet thonë se në kërkim të faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.

SHKARKO APP