I mori jetën Meshaut për një pronësi apartamenti, Rei Meta dënohet me 3 vite burg

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar me 3 vite burg. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje, por u rrëzua. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

33-vjeçari Meta pretendonte se për “punën” që kishte marrë përsipër, ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe kjo ka nxitur konfliktin mes tyre, i cili u mbyll tragjikisht.

I ndjeri kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Metës dhe kur janë përballur në dyert e kancelarisë debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe përdorimin e grushteve.

Meshau ka ofenduar Metën duke i thënë se nuk ka për ta marrë apartamentin, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me dhunë fizike, duke e qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend.

SHKARKO APP