I mori jetën të bijës se shkoi në festë, 49-vjeçarit shqiptar i vihen prangat në spital

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Australi. Petrit Lekaj, 49 vjeç i mori jetën vajzës së tij, Sabrina Lekaj.

Kjo e fundit sapo ishte kthyer nga një party dhe babai i saj nuk ishte dakort që ajo të shkonte nëpër festa. 20-vjeçarja i kishte thënë shoqes së saj, se prindërit duhet të jenë të nxehur, që ajo ka ardhur në party.

Ndërkohë policia australiane ka vënë në pranga 49-vjeçarin. Ky i fundit po merrte ndihmë mjekësore në spital, pasi medohet se ka pësuar tronditje pasi i mori jetën vajzës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sabrina Lekaj, ishte studente në Universitetin e Australisë Jugore. Ajo kishte një marrëdhënie të paqëndrueshme me prindërit, gjë të cilën ua kishte rrëfyer edhe miqve. Adoleshentja nuk donte që të jetonte më në një çati me prindërit, të cilët e kishin quajtur edhe k*rvë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?