I moshuari asfiksohet dhe rrëzohet përtokë, qytetarët i vijnë në ndihmë

Protesta e opozitës e ditës së sotme përshkallëzoi në dhunë. Qytetarët u përplasën me policinë dhe arritën të çanin kordonin e tyre.

Ata tentuan të hedhin poshtë skelën te hyrja e kryeministrisë, ndërsa kërkuan të thyenin edhe derën me sende të forta.

Garda e pozicionuar brenda në Kryeministri, hodhi gaz lotësjellës dhe ujë drejt protestuesve. Si pasojë e gazit lotësjellës dhe hedhjes së sendeve të forta, gjashtë qytetarë mbetën të plagosur dhe dhjetra të tjerë të asfiksuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamjet e mëposhtme shihet një qytetar i rrëzuar në tokë, i cili është asfiksuar. Protestuesit ndërkohë i erdhën menjëherë në ndihmë të moshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?