I moshuari humb jetën tragjikisht, e përplas treni në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, pasi treni ka përplasur një 81-vjeçar duke e lenë të vdekur.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 07.06.2018, rreth orës 08:30, në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?