I moshuari sfidon shtetrrethimin: Të ma sjellë Edin bukën e nuk dal (VIDEO)
Në qytetin e Kukësit janë vënë re lëvizje të shumta qytetarësh ndërsa një pjesë e mirë e tyre shprehen se nuk kanë aplikuar në platformën e dhënë nga qeveria për të marrë leje për daljet e tyre.
Ata argumentojnë se nuk dinë të bëjnë aplikimin ndërsa dalja e tyre bëhet për raste emergjente dhe të furnizimit me ushqime dhe ilaçe. Qytetari në videon e mësipërme i ka dhënë një leksion kryeministrit, teksa thotë se nuk ka aplikuar dhe është e kuptueshme se ai nuk mund ta bëjë diçka të tillë, ndërsa shprehet se le t’ia dërgojnë ilaçet dhe ushqimet në shtëpi që tëmos dalë.
“S’kam marrë leje, rregullat i kam dëgjuar por dua të ushqehem, për atë punë je ma sjell bukën në shtëpi dhe gjithçka më duhet pastaj nuk dal, ja shiko, njëherë në tre ditë dal e marr këto”, tha ai.