I moshuari vrau gruan dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë më parë për të shuar sherrin

Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten.

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Kurse 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?