I ndiqnin prej muajsh, autorët e atentatit në Fushë-Krujë mund të jenë vrasës me pagesë

Janë zbuluar të tjera detaje nga ekzekutimi i trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës ku humbën jetën Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Burime nga policia e shtetit thanë se dyshohet që autorët e këtij krimi të kenë qenë profesionistë dhe të paguar. Mediat raportojnë se autorët kanë mbikëqyrur lëvizjen e viktimave prej disa ditësh duke ndjekur lëvizjet e Brilant Martinajt, i cili besohet se ishte shënjestra e atentatit.

Sipas të njëjtave burime, Diklen Vata luante rolin e truprojës së 22-vjeçarit, Martinaj. Ndërsa viktima tjetër, Besmir Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VW Passat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohet mundësia që mes grupeve të ketë pasur shkëmbim zjarri. Dyshohet se ishin autorët që pasi qëlluan mbi viktimat hodhën lëndë djegëse mbi të dhe më pas i vunë flakën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë ata dogjën trupat e 2 prej viktimave duke e bërë edhe më makabër krimin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?