I ndjek policia, plot 12 emigrantë zbresin nga një Volkswagen 5 vendësh në Elbasan
Ndiqeshin nga policia 11 emigrantë sirianë dhe shoferi ndodheshin brenda një automjeti tip volkswagen.
Lajmi nuk qëndron në operacionin e policisë, por në faktin se si 12 persona gjendeshin në një automjet aq të vogël.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit në rrugën Elbasan-Librazhd.
Nga pamjet shihet se si një makinë tip volkswagen kthen befas në anë të rrugës dhe nga ajo dalin jo 3- apo 4 persona, por plot 12 vetë.
Duke e pabesueshme se ku kishin qëndruar 12 personat në një makinë aq të vogël.
Pasi makina me emigrantë zbrazet, shihet se në autostradë kalon policia që po i ndiqte.
Makina niset sërish për rrugë, por sipas burimeve zyrtare të policisë, shoferi është kapur disa metra më larg dhe ndaj tij është ngritur akuza e transportimit të paligjshëm të emigrantëve.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e një biznesi aty pranë./ InfoElbasani