I ndotur dhe me orar, banorët e Barçit në Korçë vuajnë për ujë të pijshëm
Mungesa e ujit të pijshëm i bën me të vështirë muajt e nxehtë te verës për banorët e fshatit Barç në Korçë. Ata thonë se furnizohen me orare të kufizuara, por edhe kur u shkon uji në ezma ai është i ndotur.
Uji i pijshëm mbetet një prej problematikave kryesore të fshatit Barç të bashkisë Korcë. Banorët shprehen se uji shkon në banesat e tyre 2 orë në ditë dhe ai pak ujë është i ndotur dhe i pakonsumueshëm.
Uji i pijshëm mbetet problem pa zgjidhje për banorët e fshatit Barç të Bashkisë Korçë.
Banorët thonë se furnizohen me orare të kufizuara dhe uji që u shkon në cema është i ndotur.
“Nga e keqja po e pimë, me dhe është por e kullojmë dhe e pimë.”
Problematika sipas tyre bëhet më shqetësuese gjatë muajve të nxehtë të verës.
“Për mua është i papijshëm.”
Mungesa e ujit të pijshëm i ka detyruar këta banorë të mendojnë zgjidhje alternative, duke hapur puse apo duke përdorur ujin e burimeve për konsumim dhe nevojat jetike.
“Unë kam pusin por përsëri vuaj për ujë, nuk lan dot sytë.”
Banorët thonë se zgjidhja e problematikës së furnizimit me ujë ka qenë një premtim i vazhdueshëm i pushtetit vendor, por që ende nuk është bërë realitet.