“I ndriçuari” i Ramës në KQZ shpjegon se pse u shkel Kushtetuta dhe çoi vendin në votime moniste

Katër javë nga zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit, Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi paraditen e sotme rezultatin përfundimtar për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019.

KQZ-ja ia doli më në fund të numërojë votat në kutitë e tejmbushura nga komisionarët socialistë, dhe pa hesap ishin edhe votat e pavlefshme të punonjësve të administratës që u detyruan të merrnin pjesë në këto votime.

Në këto rrethana, edhe pse në votime nuk mori pjesë opozita, KQZ shpalli me katër vota pro dhe një kundër rezultatin final të 30 qershorit, duke i dhënë kështu fund pas 27 ditëve, procesit më të pazakontë elektoral që nga viti 1996.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pikërisht sot, nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka zgjedhur të sqarojë vendimmarrjet e shumicës së anëtarëve të këtij komisioni, të gjithë përfaqësues të Partisë Socialiste dhe të përzgjedhur në atë post nga vetë lideri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Biba shprehet se KQZ, më saktë “shumica e ndriçuar” e tij, me vetëdije zgjodhi rrugën e vështirë e të pashkelur të qëndresës.

Dhe “të ndriçuarit” në kuptimin e Bibës janë anëtarët e PS-së në KQZ përfshi dhe vetë atë, dhe jo kryetari Klement Zguri, e aq më pak vëzhguesit e ODIHR-it, të cilët që në fjalinë e parë të raportit të tyre, zhbënë 30 qershorin, duke i cilësuar si votime, pasi shqiptarëve nuk iu ofrua mundësia e zgjedhjes, çka përbën në thelb një shkelje flagrante e Kushtetutës, dhe të drejtës më themelore, atë të votës.

ODHIR u tha shqiptarëve se edhe pse nuk patën mundësi për të zgjedhur se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë, pavarësisht kësaj qeveria vendosi të shkojë përpara duke organizuar një farsë më 30 qershor pa marrë për bazë interesin themelor të zgjedhësve që është e drejta për të zgjedhur.

ODHIR deklaroi pa ekuivok dhe tha se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushetuese.

Ja sqarimi i nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba

Kur zgjedhjet behen vetem si leksion.

Viti 2019, nga aspekti politik, perben nje periudhe e cila me vone, kur mendjet e turbullta dhe egot per pushtet te qetesohen, shpresoj se do te identifikohet si koha kur marreveshja e madhe, Kushtetuta, prevaloi ndaj marreveshjeve te vogla apo pazareve individuale te politikaneve qe synuan ti mbivendosen.

Marreveshjet ndermjet ketyre te fundit jane dicka normale, por ato duhet te jene parimore dhe jo perpjekje per te shmangur rregullimet kushtetuese. 30 qershori 2019 eshte nje dite historike jo sepse u zhvilluan zgjedhje, por sepse ndaluan nje trend oportunist sipas te cilit pazaret mes politikaneve po zevendesonin rregullat qe detyron Kushtetuta. Kushtetuta eshte marreveshja mes qytetareve dhe pushtetareve e si e tille ka perparesi ndaj cdo marreveshje qe pushtetaret bejne me njeri tjetrin.

Per fat te keq, si rralle ndonjehere, kete radhe edhe Presidenti i Republikes deshtoi te sillej si Kreu i Shtetit dhe garant i Kushtetutes duke u sjelle si dado i politikes dhe garant i interesave te saj e jo te shtetit.

Politika shqiptare vijon te shfaqet miope dhe pragmatiste, çka e beri te domosdoshme (perseri!) nderhyrjen e partnereve perendimore, te cilet bene diferencen duke vendosur kahun e detyrueshem te levizjes se vendit, edhe pse me minimumin e taktit diplomatik. Fundja keshtu i do mushka drute! Per shkak te eksperiences me sistemin, partneret nderkombetare kuptuan se piruetat demokratike po beheshin ne dem te Shtetit te se drejtes dhe se nuk mund te kete “shtet demokratik” nese shteti degradon nga rregulla ne pazare.

KQZ, me sakte shumica e ndricuar e tij, me vetedije zgjodhi rrugen e veshtire e te pashkelur te qendreses perballe paligjshmerise. Mesa kuptoj, ky eshte vetem fillimi. Por ne beme nje zgjedhje. Me kosto, shoqerore e personale, por te domosdoshme. Duke injoruar interesat meskine dhe planet individuale ne iu pergjigjem thirrjes se ligjit dhe te Kushtetutes. Nese per dike keto fjale duken klishe e retorike boshe, ky eshte problemi i tij. I madh.

Zgjedhjet per pushtetin vendor sot perfundojne me shpalljen nga KQZ te rezultatit perfundimtar, por nuk duhet te harrojme se ky rezultat nuk ishte qellimi real i ketij procesi, keshtu si u katandis. Perkundrazi! Sa i perket vete rezultatit, ai u kuptua qe perpara dites se votimit dhe kjo eshte me se paku e trishte. Por kater vite, deri ne zgjedhjet e ardhshme vendore, ndonese duken shume ne jeten e nje njeriu, nuk jane asgje ne perpjekjen e nje kombi per vendosjen e demokracise liberal-kushtetuese. Ndaj, synimi perfundimtar i procesit (te sforcuar) nuk ishin zgjedhjet ne vetvete, por leksioni shtetformues per klasen politike shqiptare, ende te papjekur. Ca politikane iu perplasen deren mandateve te sigurta, ca te tjereve mandatet iu zune deren.

Per sa na takon ne, qytetareve te thjeshte a funksionareve publike te ketij vendi, s’na mbetet veçse te vazhdojme te besojme te sistemi, me deshiren e mire se leksioni eshte marre nga politikanet dhe se nuk do kemi me braktisje te parlamentit apo te zgjedhjeve ne te ardhmen.

Tridhjete vite perpjekje per demokraci dhe shiko sa pak kemi arritur! Historia, thone, eshte mesuese e mire, por popujt jane nxenes te keqinj. Sidoqofte nuk eshte kurre vone per te dale nga zona e mbetsave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?