I nxehtë mbi 40°C, IGJEUM jep alarmin: Rrezik për zjarr në 10 qarqe
Nisur nga situata e zjarreve në disa zona të vendit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin për ditën e sotme në vendin tonë, ku sërish për shkak të temperaturave përvëluese ka rrezik nga zjarret.
Sipas IGJEUM, temperaturat do të variojnë nga 23 / 36 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 20 / 41 °C; ndërsa në vendet malore: 16 / 36 °C.
Pikërisht për shkak të këtyre temperaturave ka risk për zjarr në 10 qarqe të vendit, ndërsa rreziku është më i moderuar në Durrës dhe në Dibër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.